Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia me probleme!

Pershendetje Doktoreshe. Shume shpesh ju shkruaj dhe i marre pergjigjet e sakta nga ju. Une jam shtatzene, jam ne javen e 34. Dje kam dale prej spitalit sepse femijen e kisha shume poshte. Mjeket me thonin se do te kem lindje parakohe. Mirepo barku im nuk eshte i fryer shume dhe mjeket ne spital me thonin se kam femijen e vogel. Nje mjek me kontrolloi dhe e tha qe femija im eshte vetem 22 cm. Fillova te frigohem sepse mendoja se femija im nuk eshte i zhvilluar mire pasi ne 34 jave dhe 22 cm. Pastaj erdhi nje tjeter mjek me pa te shqetesuar dhe duke qajtur, me pyeti cfare kam i tregova se po kam frike qe femija im nuk po zhvillohet sepse eshte 22 cm. Ai me dergoi dhe kontrolloi vetem dhe me tha qe ne javen e 34 nuk mundet te matet femija. Mi beri te gjitha analizat dhe te gjitha me dolen mire edhe me ultraze me kontrolloi dhe me tha qe femija eshte normal vetem se do te lind pak i vogel me pyeti sa i gjate me ka lindur femija i pare i tregova se 51 cm me tha qe nuk dmth se te gjithe femijet lindin njesoj, ka femije qe lind me i gjate ka femije qe lind me i shkurte. Tani nuk di se cfare te mendoj. Deshta te ju pyes juve. Ne kete moshe te shtatzanise sa perafersisht duhet te jete femija i gjate sepse me nuk di as cfare te mendoj. Gati kam terminin e lindjes dhe ne fund me kane dalur shume probleme. Ju pershedes shume, kisha pasur deshir qe te me kishit bere nje ultraze ju mirepo une jetoj ne Gjermani dhe kjo eshte e pamundur. Ju pershendes shume. Pres nje pergjigje per kete shqetesimin tim.

Mimoza <3 (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mimoza

Në këtë moshë të shtatzënisë, është e vërtetë që nuk mund të matet gjatësia e fëmijës. Por duke u nisur nga disa matje të tjera si diametri biparietal, diametri abdominal, perimetri abdominal, perimetri i kokës, femuri, humerusi, është e mundur të llogaritet pesha e përafërt e fetusit e cila në këtë moshë shtatzënie shkon mesatarisht 2250 gr.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti