A më është afruar lindja?
Lauresha Gashi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Lauresha
Nuk është periudha e shtatzënisë, që të të shfaqen dhimbjet e herë pas herëshme të barkut. Qëndro sa më shumë shtrirë dhe kërko nga mjeku që i ke besuar shtatzëninë, të përshkruaj rilashues të muskujve të mitrës. E mira do ishte që lindja të ndodhë sa më afër termit, por po ndodhi pas javës së 37-të konsiderohet si lindje normale. Në asnjë mënyrë nuk të rekomandoj që të ndërmarrësh udhëtime në këtë gjëndje si e përshkruan.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje e nderuara doktoreshe Mimoza, jame ne javen e 36 te shtatzanise. Terminin e fundit per te lindur e kam me 27 maj. Ka dy dite se me kapin dhimbjet here pas here jo dhe aq te medhaja sikur kur te vjen cikli menstrual. A eshte kjo shenje se me eshte afruar lindja, edhe dicka jam nga qyteti i Prizrenit po e martuar ne Prishtine, a mundem te shkoj tek familja pasi ka kohe qe skam qene prej frikes mos ndodh te lindi? Me respekt.