Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund ta mbaj dot këtë shtatzëni?

Pershendetje! Ju uroj per kete web site qe keni krijuar dhe ju uroj suksese. Doktoresha kam nje shqetesim une i kam pasur ne 22.03 2012 periodat kam bere test, eko, dhe bera edhe hcg dhe me doli shume mire, por ajo qe me shqeteson eshte dhimbja qe kam ne fund te barkut qe anon ne anen e djathte... Dhe veshkat me dhembin shume... Kam dy dite qe ne mengjes kam pak me ngjyre se e lare mishi... Jam shume e shqetesuar a do mund ta mbaj dot kete shtatzani? Pres me padurim pergjigjen tuaj.

Hera Dean (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ilda

Në fillimet e shtatzënisë, te shumë femra shfaqen gjakrrjedhje të lehta. Mundohu të mos lodhesh dhe të kontraktosh barkun, për shkak të punëve apo qëndrimit të lodhshëm në këmbë. Mund edhe të përdorësh spazmolitikë, të cilën mjeku duhet ta përshkruaj në recetë.

Uroj që shtatzënia të të shkojë mbarë.

/komuniteti