Java e shtatzënisë
Sui 1
(14 vite më parë)
Përshëndetje Suela
Edhe sikur fëmija të lindë me peshë më të vogël sesa mesatarja, nuk do të thotë se ai ka apo do të ketë problem shëndetsore. Kjo varet dhe është problem i individit që do të lindësh.
Pesha e bebit prej 345 gram në javën e 21, është shumë normale. Edhe shtimi i peshës tënde prej 5 kg, tregon se shtatzënia po ecën normalisht dhe nuk ke përse të shqetësohet për ushqimin tënd.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje. Dje bera nje eko tek mjeku qe me ndjek ,te fundit i kam pasur me date 2 dhjetor qe i bie qe une jam ne javen e 21. Ne eko me doli qe ekografikisht jam 20 jave e 1 dite, pesha e bebit perafersisht ishte 345 gr. me shqeteson fakti qe zhvillimi i femijes nuk eshte sipas javes fikse te shtatzanise. Mendoni se kjo ka te beje me menyren si une ushqehem? Mos duhet ti shtoj me teper ushqim dites time? Une ha normalisht prenatalet i kam mare rregullisht, kam shtuar deri tani 5kg. Nuk e teproj me ushqimin po nuk eshte se kam pasur uri dhe nuk kam ngrene. Doktoreshe une kam lindur vete ne peshe shume te vogel rreth 2 kg kam frike se mos dhe femija im lind i vogel prandaj kam pak merak? Faleminderit per pergjigjet tuaja per ne jane shume te vlefshme.