Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Clomid mund të japi crregullim të ciklit?

Dr Morina pershendetje! Muajin e kaluar perdora climid ne diten e 5 te ciklit, tani kane kaluar 3 dite nga dita qe duhet te me cinte cikli, nuk me ka ardhur ende, bera testin dhe me doli nje vije e holle por qe dallohet me sy por jo menjehere por pas 15 minuatash, bej dhe testin diten tjeter dhe perseri e njeta gje ne fillim sduhet asgje pastaj nje vije e holle. Ju lutem me thoni jep crregullime clomifen apo ka mundesi te kem mbetur shtatezane. Ju faleminderit dhe me falni qe e zgjata kaq shume, Pune te mbare.

(14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Eris,

Klomid merret pese dite rresht duke filluar nga dita 2-5 e ciklit menstrual (dita e pare eshte dita kur te kane ardhur menstruacionet!). A e ke marre klomidin ne kete menyre apo e ke marre vetem nje dite (ne diten e peste te ciklit)?

Testi i shpejte i shtatzenise eshte orientues, por per fat te keq jep rezultate fallco. Nese ka dale me nje vije kjo do te thote se nuk je shtatzene. Po e perseris qe testi mund te mos jape rezultatin korrekt, prandaj prit edhe disa dite ose nese do qe te marresh vesh me siguri te qindperqindte a je apo jo shtatzene, mund te behet nje analize gjaku. Nese ne kete analize del i rritur hormoni beta-hCG atehere ti je shtatzene.

Uroj qe pyetja e rradhes te jete lidhur me fillimin e shtatzenise! Pac fat!

/komuniteti