Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mitra e zgjeruar

Pershendetje dr Mimoza, jam shume e merakosur, isha ne kontrolle te gjinekologja, mu vonuan 2 dite periodat dhe doktoresha me tha qe e ke mitren pak me te zgjeruar, tha po shpresoj per nje shtatzeni por nuk po shoh dicka ende heret, por mu mbasi erdha ne shtepi mu lajmeruan periodat por tash jam bere marak perse tha ashtu per mitren me te rritur mos kam ndonje semundje? Jam shume ne hall kam shume deshire te lind nje bebe. Cka mund te jete ajo ku eshte shkaku? Te pershendes shume, te lutem per pergjigjje sa me te shpejte, te faliminderoj.

Lule E Bukur (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Qendresa

Kur ndodh shtatzënia, përmasat e mitrës duket më të zmadhuara. Kjo nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Fillimi i shtatzënisë, mund të shoqërohet me gjakrjedhje e cila është e pakët në sasi dhe nuk shoqërohet me dhimbje. Uroj të jetë kështu dhe nikështë se të kanë ardhur periodat. Nëse periodat nuk të janë paraqitur, ekzaminimi ekografik me sondë vaginale do të konfirmojë praninë ose jo të shtatzënisë.

Të uroj fat.

/komuniteti