Probleme me vesh
Minushe Gashi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Azemine
Shënja që shpjegon si dhe trajtimi që ke përdorur, tregojnë për infeksion në kanalet e hundës apo veshit. Trajtimi medikamentoz, bën të mundur stabilizimin e gjendjes. Nëse nuk ke problem me tensionin, po të rekomandoj një këshillë praktike për të liruar mukozat e hundës. Mbush një legen të vogël me ujë të valuar. Në një distancë të pranueshme, thith avujt duke e patur kokën të mbuluar me peshqirë, për tu sigurur që frymëmarrja të jetë vetem brënda avullit. Frymëmarrja të bëhet për 5-10 minuta, por nëse nuk ndihesh mirë ndërprite marrjen frymë në ambjentin me avull. Gjatë kësaj kohe sekrecionet nga hunda do të jenë vrullshme. Shpresoj se pas 5-6 ditësh situate do të jetë shumë e stabilizuar.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Dr.ka nje muaj qe kam problem me veshin e majte, kam shku te mjeket me te mire ORL kam perdore edhe antibiotike per parandalim te infeksionit po mua nuk me ka kalu hiq e kam nje zhurme te vazhdueshme dhe varet prej pozites se kokes e verej qe kam uje ne vesh po te gjithe mjekte qe me kam kontrolle me thone se per shkak te hundes te eshte blloku veshi se shume shtatzanave ju ndodh kjo se ju trashet mukoza e hundes dhe problemi paraqitet ne vesh. Une e kam nje pyetje a mund te qendroj kjo a keni pas ju ndonje rast apo keni degjuar per problem te tille sepse mjekja qe e percjelle shtatzanine time me tha qe nuk kam pas rast, po kam degju qe kane probleme po ja kam shume shqetesim sa une, dashta te tregoj se me tension nuk kam problem se te cili mjek qe shkojsha dyshojke ne tension te larte, po fatmiresisht cdo here e kam 110 me 70, ju pershendes dhe pres pergjigjje nga ju.