Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund të mbes shtatzënë me miomë?

I nderuar doktor, jam 25 vjece dhe e martuar. Para 3 muajsh bera nje kontrolle te gjinekologu, pasi gjate ciklit kisha dhimbje te tmerrshme dhe doktori konstatoi nepermjet ekos vaginale qe ne limit te mitres dhe qafes se mitres ndodhet masa mioma me diameter 14 dhe 11 mm. Doja te dija nga ju nqs ka rrezik qe kjo mase e huaj te me pengoje qe te ngelem shtatzane? Kur bera viziten mjeku me tha qe nqs se rritet shume ka mundesi qe te bllokoje hyrjen e mitres duke mos lene spermatozoidet qe te hyjne brenda. A eshte e vertete kjo gje dhe nqs kjo rritet une duhet te bej nderhyrje duke e hequr kete mase, por frika ime eshte se mos ndoshta edhe pas nderhyrjes une perseri mos mbetem, a ekziston nje mundesi e tille? Dhe a eshte e keshillueshme qe une te tentoj te ngelem tani shtatzane para se ajo te rritet edhe me shume dhe kur duhet ta bej perseri kontrollin e radhes? Ju faleminderit.

Esmeralda Prifti (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Esmeralda,

Miomat jane tumore beninje (domethene te parrezikshme). Jane shume te shpeshta. Rreth 20-25% e grave kane mioma, domethene cdo e katerta-e pesta grua ka miome. Eshte non sens sikur secila grua qe ka miome te operohej. Mioma duhet te operohet nese eshte shume e madhe, nese ka lokalizim qe shkakton gjakderdhje menstruale te shtuar ose gjakderdhje te crregullt nga mitra, pamundeson qe nje grua e mbetet shtatzene. Mioma me diameter 11-14 mm nuk jep dhimbje!

Une nuk mendoj se ti duhet te operohesh per kete miome. Eshte e vertete qe mioma mund te rritet gjate shtatzenise, por permasat qe ka tash jane shume te vogla.

Edhe dicka desha te shtoj! Sot per fat te mire kemi aparature dhe teknologji te sofistikuar. Kjo aparature do te duhej t'na bente punen (dhe jeten) me te lehte neve (mjekeve) dhe juve. Si do ta kuptonte nje grua e cila ka qene ne moshen tende ne vitin 1950 qe ka miome me diameter 14 mm? Zor se mund ta kete marre vesh, sepse mioma me kete dimension edhe me ekzaminim gjinekologjik (bimanual) nuk mund te zbulohet. Dua te them qe fakti qe kemi aparature qe na ndihmon te shohim e sbulojme me shume se me pare, ne asnje menyre nuk duhet t'na beje qe ta teprojme me intervenime te panevojshme.

/komuniteti