Dhimbjet në shtatzëni
Erisa Bytyqi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Erisa
Ajo që përshkruan, tregon praninë e shtatzënisë. Trajtimi që të kanë rekomanduar për ti përdorur, ndihmojnë shtatzëninë si dhe mirë rritjen e fetusit.
E rëndësishme është që dhimbjet të mos jenë të forta dhe të shoqëruara me gjakrrjedhje. Mirë do të jetë që te evitosh lodhjet dhe qëndrimet e gjatë në këmbë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje. Jam 31 vjeq, shtatzane ne javen e 5, kohe pas kohe kam dhimbje ne mjedis, kjo kur qendoj me shume se nje ore ne nje pozicion ulur apo ne kembe dhe gjithashtu kam dhimbje here pas here ne vezoren e djathte (ashtu sikur gjate ciklit menstruar, a eshte normale kjo apo mund te rrezikohet shtatzania ime? Harrova te theksoj se kam deshtuar para nje viti e gjysme dhe tani jam me terapi acid folik, aspirine dhe utrogestan... Flm per mirekuptim.