javë pas jave
Pershendetje Shqiponja,
Ka preparate te shumta per parandalimin e striave ne lekure (nje nga keto kremera eshte pregnacare). Duhet ta kesh parasysh se keto ndryshime jane te pritshme gjate shtatzenise dhe paraqiten edhe nese nje grua perpiqet t'i parandaloje ato.
Për shkak të ndryshimeve hormonale thimthi i gjirit dhe zona përreth do të ketë ngjyrë më të errët. Edhe lëkura do të merr ngjyrë më të errët. Bengat dhe vërragët e mëhershme marrin ngjyrë më të errët.
Te disa gra paraqitet një vijë me ngjyrë të errët në midis të barkut. Këto ndryshime do të tërhiqen pas lindjes, ndonëse edhe për një kohë thimthat do ta mbajnë ngjyrën e errët.
Nëse rreziteni gjatë shtatzënisë, do të vëreni se do të nxiheni më shpejt. Mbroni lëkurën me krem për rrezitje me faktor të lartë mbrojtës. Mos qëndroni në diell për një kohë të gjatë.
Gjatë shtatzënisë qimet rriten më shpejt. Flokët mund të bëhen më të yndryrshëm.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktor, jam ne muajin e 5 te, dhe do te kisha dashur te perdore ndonje krem per mos plasjen e lekures? Cfare me keshilloni? Faleminderit.