Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjendja e gjirit pas ndërprerjes së gjidhënjes

Pershendetje doktoreshe, jam nje nene, kam nje djale 14 muajsh, te cilit ja nderpreva dhenien me gji para dy ditesh. Eshte nje femije i shendetshem, nuk ka probleme me ushqimet dhe prandaj vendosa qe mund te jete momenti per ta larguar. Problemi qendron te une, pasi gjiri me eshte enjtur, dhe me dhemb. Me keshilluan qe te perdor kompresa me uthull por pa rezultat. Ju lutem mund te me thoni cfare mund te bej dhe derisa ne sa kohe mund te zgjase ky siklet qe kam? ju pershendes dhe faleminderit. Lorida

Lorida Kena (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lorida

Situata e gjirit, duhet të vlerësohet me vizitë nga mjeku obstetër gjinekolog. Sipas konstatimit visual dhe manual, ai do të rekomandoj trajtim medikamentoz, për të cilin ke nevojë urgjente. Bromkriptina është një prej këtyre preparateve. Mos përdor mjekime popullore apo trajtimi që ti rekomandojnë andej-këndej, pasi gjendja mund agravoj për më keq duke arritur në mastit. Mos neglizho, kontrollim mjeksor.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti