Djegësim në stomak
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Nita
Konsultën për ankesat që ka nënë tënde, duhet të bëhen vetëm me mjekët gastroenterolog. Mos u sorollat në mjek të tjerë, sepse do humbësh kohë dhe nëna nuk do ta zgjidhë problemin shëndetsor që ka.
Për problemin që ka në mitër nëna, më dërgo përgjigjen e ekzaminimit anatomopatologjik për të dhënë një mendim.
Të uroj gjithë të mirat.


Përshëndetje doktoresh, desha të të pyes që nënen e kam 42 vjet, që disa vite ankon nga një sëmundje, që të cilen as vet mjekët spo din qka ti thojn se cfare ka ajo, po ta shpjegoj: shpesh herë i ndodh që në zorrë të trashe, disi i mbledhin si lloj i thata dhe i shperthejne dhe ka gjakderdhje, pastaj qka të han në lukth e mundon shumë dhe ka zjerm në stomak shumë.... ka vizituar shumë mjek, gjinekolog, cdo kush i ka dhene hapa të lloj llojshëm, hapa ka përdorur shumë sepse edhe mjekët po të marrin në qaf se nuk po e din edhe nga se ankon... para dy vjete i ka hjek dy herë si lloj mishi që ju është formuar në miter, një gjinikolog i ka thëne që me mbet shtatzëne dhe me mbajt fëmijen deri në dy muaj e gjysmë pastaj me hjek sepse edhe fëmijën rrezik me mbajte për shkak që i ka thëne që edhe do bakterie të jane formuar... më nuk i jane formuar asi copa të mishit siq i kane thëne mjekët. Ti qfarë kishe thëne gjatë kësaj që të pyeta unë, shpresoj të më përgjigjesh shumë shpejt?