Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli pas lindjes me operacion

Pershendetje. Desha tju bej nje pyetje rreth ciklit pas lindjes. Kam 20 dite qe kam lindur me operacion cezarian. Qe diten e neserme pas lindjes kisha gjakderdhje dhe akoma nuk me kane ndaluar. Nuk kam aq shume po si zakonisht kur isha me menstruacione. Sot vura re dicka te pazakonte, me doli si nje cope e trashe me ngjyre kafe shume te erret perzier me gjak. Cfare do te thote kjo? Po keto gjakderdhje qe kam jane te ciklit te kthyer apo jo? Theksoj se ushqej femijen vetem me qumesht gjiri. Faleminderit.

Ela Tela (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ela

Deri në 40 ditë pas lindjes, periudhë që quhet lehoni, gjakrrjedhja është normale nëse ajo është e moderuar/e lehtë. Dalja që ke vënë re, mund të jetë një mbetje ose gjak i koaguluar. Sido që të jetë të rekomandoj të kontaktosh mjekun gjinekolog që të ka pritur lindjen, i cili përveç të tjerash duhet të bëjë një ekzaminim ekografik për të vlerësuar kavitetin uterin. Në bazë të këtij vlerësimi ai do të japë rekomandimet përkatëse.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti