javë pas jave
Pershendetje Mahmudije,
Teratozoospermia eshte prania e spermatozoideve me forme jonormale ne spermen e nje mashkulli.
Spermatozoidet me forme jonormale ulin levizshmerine e tyre dhe e bejne me te veshtire qe ai (spermatozoidi) te ngjitet per qelizen veze. Rrjedhimisht eshte shume veshtire qe te vie deri te shtatzenia.
Jane disa barna te cilat kane veprim te mire te teratozoospermia (tamoxifeni psh), por nese planifikon te mbetesh shtatzene shpejt atehere une nuk ju rekomandoj kete mjekim. Ka menyra shume efektive(metoda te reproduksionit te asistuar) te cilat bejne te mundur shtatzenine edhe nese burri ka kete problem. Me kete metode nje spermatozoid e fekondon qelizen veze ne kushte laboratorike dhe me pastaj embrioni bartet ne mitren tende. Edhe nese ka teratozoospermi, megjithate mund te gjenden disa spermatoide te shendetshme per te bere fekondimin in vitro te qelizes veze. Me tutje shtatzenia rrjedhe normalisht sikurse ne cdo shtatzeni tjeter.
Uroj te te kem dhene pergjigjen e kerkuar. Nese ke pyetje shtese mos hezito dhe me telefono!
Gjithe te mirat.


Pershendetje dr. Mr. Memli ju lutem te me pergjigjeni ka 10 dite qe pres pergjigje dhe ende sme jeni pergjigjur? Kerkoj ndjese nese e teproj, por jam ne ankth ju lutem, ju faleminderit per mirekuptim...