Kam shanse për shtatzëni?
Ina Tola
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ina
Duhet që bashkëshorti të bëj analizat e spermës. Spërmograma do të përcaktoj efekshmërinë e tyre apo dhe problemet që mund të jenë të pranishme. Mbi këtë bazë, mjeku androlog rekomandon bashkëshortin për trajtim. Pas trajtimit, pra pas rritjes së mundësisë për shtatzëni të spermës së bashkëshortit, mundet që edhe ti të përdorësh stimulus për të rritur mundësinë e fertilizimit.
Të uroj fat dhe gjithë të mirat.
Dr Keta tungjatjeta! Une jam e re ne kete faqe dhe eshte hera e pare qe po i drejtohem nje mjekeje nga nje site. Ju pergezoj per punen qe beni. Une kam 2 vite e ca qe tentoj per nje shtatezani, por bashkeshori im ka spermen e dobet, une i kam ezauruar te gjitha llojet e analizave dhe jam ne rregull. Mirepo doktoresha qe ndiqem me tha te perdor clomifen per te rritur mundesine e nje shtatzanie sepse rritet numri i folikulave. Mund te jete e sakte kjo menyre? Dmth problemi eshte i bashkeshorti tim dhe duhet te perdoru une mjekim? Ajo tha qe rrit mundesine eshte e vertete kjo? Ju lutem te me falni nese e zgjata por sinqerisht jam e shqetesuar!