Grupi i gjakut rh negativ
Shqipe Latifi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Shqipe
Shtatzënat me faktorin rhezus negativ të gjakut, duhet të marrin imunoglobinën mbrojtëse rreth javës së 28-të të shtatzënisë ose 72 orë pas lindjes.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, eshte shtatzania ime e dyte, jam ne javen e 28, grupin e gjakut e kam rh negativ, a mundem ta marre injeksionin rogamin edhe pa i bere analizat e antitrupave a ka ky injeksion ndonje efekt negativ neqoftese merret edhe pa u bere kjo analize? Faleminderit per kohen qe ma kushton.