Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ampicilini në shtatzëni

Pershendetje dr. Moza! Jam ne javen e 36 po kam nje shqetesim me eshte blloku kraharori dhe fyti me djeg sa qe smundem te kollitem, dhe pa rekomandimin e doc pranova ampicilin mos eshte i demshem per bebin se jam pak e shqetesuar? Edhe nje pyetje nese keni mundesi bebin e kam shume nalt edhe femijen e pare ashtu e kam pas dhe kam hek shume ne lindje, cfare me rekomandoni te bej qe barku te bjere me poshte, shume larte e kam sa qe ne brire mi fut kembet... Ju faleminderit shuume per ndihmen.

Edita ... (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Edita

Ampicilina përdoret pas javës së 12-të të shtatzënisë, por medikamentet konsumohen vetëm me rekomandimin e mjekut. Në momentin që koka e bebit fiksohet në planin e hyrjes, barku do të bjerë poshtë.

Të uroj lindje të mbarë.

/komuniteti