Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzënisë së mundshme

Pershendetje. Me daten 13 Prill e kom pas diten e fundit te ciklit, me daten 14 Prill kom pas marredhenie me te fejuarin, nga ajo date skom pas me marredhenie. Edhe pse sipas tij nuk ka pas mundesi te ndodh qe te mbetem shtatzene une i kam dyshimet e mia per arsye sepse edhe pse vetem 2 jave kane kaluar qe 1 jave une kam mundim gjate gjithe kohes, nuk kam vjellur por vetem mundim mirepo gjate gjithe kohes, nonstop, kam shume shpesh shume temperature dhe dhimbje te shumta te barkut me duhet sikur me me there me thike brenda, si dhe barku me eshte fryre shume. A jane keto simptoma te shtatzanise? Pres pergjigje, faleminderit paraprakisht.

Tina B (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tina

Nëse të vonohet cikli menstrual, bëj një test shtatzënie, për ta konfirmuar shtatzëninë, sepse simptomet nuk janë gjithmonë shenja të sigurta shtatzënie. Nëse je shtatzënë, cakto një termin tek mjeku gjinekolog për të marrë udhëzimet në vijim.

Gjithë të mirat.

/komuniteti