Virgjëria
Rida Ace
(14 vite më parë)
Pershendetje Rida,
Deflorimi apo carja e cipes se virgjerise (himenit) shoqerohet me gjakrrjedhje. Kjo gjakrrjedhje duhet te jete e pakte dhe nuk zgjate kaq shume. Nese ke akoma gjakrrjedhje eshte mire qe te konsultohesh me gjinekologun. Ndodhe qe gjate marredhenies se pare seksuale te kete edhe carje te vagines te cilat jane te rrezikshme, sepse gjakrrjedhja rrallehere ndalet vetvetiu. Uroj qe kjo te mos jete arsye se perse akoma ke gjakrrjedhje, por megjithate eshte mire te besh nje konsulte. Ne kete vizite mund te marresh informacion edhe per mbrojtje nga shtatzenia e padeshiruar (nese nuk e ke plan qe te kesh nje femije se shpejti).
Gjithe te mirat.
Pershendetje... Pas nje akti seksual kam humbur virgjerine, pata gjakderdhje normalisht, pas 2 ditesh vura re qe mbathjet me ishin bere perseri me gjak edhe pse qe nga ajo nate nuk kam pas kontakt tjeter... theksoj se nuk eshte nga periodat, a eshte normale kjo? Ju lutem me ktheni nje pergjigje... cfare duhet te bej? Ju falenderoj.