Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli dhe shtatzënia

Pershendetje doktoresha kam degjuar qe ndodh se po te kryesh marredhenie gjate ciklit dhe te ngelesh shtatzane ka mundesi qe femija te kete ndonje njolle te kuqe si shenje ne trup, a eshte e vertete? Jam e shqetesuar pasi nuk jam e sigurt ndoshta edhe une kam rene shtatzane edhe pse kam qene ne diten e fundit te periodave, tashme jam 19 javeshe. Ju lutem me thoni a eshte e vertete kjo gje nese po cfare mund te bej? Me respekt Nertila

Nertila Doko (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nertila

Shtatzënia ndodh në ditët e ovulacionit, që korespondojnë me ditët 14-16 të ciklit menstrual ku numërimi fillon nga dita e parë e gjakrrjedhjes menstruale. Prandaj ajo që pretendon, nuk ka mundësi të ndodhë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Nertila Doko (14 vite më parë)
faleminderit doktoreshe qe gjithnmon na qeteson... te uroj jete te gjate

/komuniteti