javë pas jave
Pershendetje Ela,
Sindromi i vezoreve policistike karakterizohet nga rritja e perqendrimit te hormoneve mashkullore tek ti. Nuk mendoj se mjekimi paraprak e ka stimuluar problemin, vetem se njekohesisht te ka pamundesuar qe te mbetesh shtatzene. Nese planifikon te mbetesh shtatzene shpejt, atehere konsideroj se eshte me mire te marresh barna per stimulimin e ovulacionit. Metformina eshte bar i cili perdoret te semundja e sheqerit. Eshte shume e logjikshme dhenia e metformines, sepse te sindomi i vezores policistike rritet rezistenca e indeve periferike ndaj glukozes, por pasi qe qellimi yt paresor eshte te mbetesh shtatzene mendoj se duhet te te jepen barna tjera. Nuk e pengon ovulacionin rritja e rezistences se indeve periferike ndaj glukozes.
Gjithe te mirat.


Pershendetje dr Morina! Para pak ditesh bera nje eko dhe mjekja dyshoi per ovar policistik. Une kam rreth 5 muaj qe mjekohem tek nje mjek (me diane 35 & duphaston) pasi me ka dale testosteroni gjithnje e me i larte por ky mjek nuk me ka bere kurre nje eko! Mendoni se policistin ne vezore e ka stimuluar akoma me shume mjekimi qe une kam marre neri para pak kohesh? Tani mjekja me keshilloi metformine vitamine c dhe e! Dua te di sa mund te zgjas mjekimi dhe kur mundem te gelem shtatzane? Ju falenderoj!