Shqetësime gjatë natës
Arozeta Hoxha
(14 vite më parë)
Përshëndetje
Që fetusi të oksigjenohet sa më mirë, rekomandohet pozicioni shtrirë anash majtas i shtatzënës. Qëndro sa më gjatë në këtë pozicion dhe do të jesh mjaft e qetë.
Më shkruaj sa javëshe je, ose kur kanë qënë dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual si dhe të dhënat ekografike, për të përcaktuar me përafërsi gjendjen e bebit.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Miredita doktoreshe, doja tju pyesja se si te arrije nje gjume te qete gjate nates, jam ne muajin e 6 te shtatzanise mirepo nuk po arrije te flej gjate nates, me raste ndjej dhimbje te brinjeve, nuk ndjej dhimbje te barkut pervec se shqetesohem shume si te flej se sdua qe te lendoj bebin, a mund tme keshilloni ndonje pozicion se si te flej e qete, edhe nje pyetje tjeter, a eshte bebi im ne zhvillim normal deri tani eshte 28.97 cm i gjate dhe 735 g? Gjithe te mirat.