Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analizat e hemogramit dhe të urinës

Pershendetje e nderuar dr Mimoza. Se pari ju faleminderoj shume per pergjigjet e juaja. Une jam ne javen e 34 te shtatzanise sot i bera analizat e urines dhe te hemogramit dhe nuk mujta me i dergu te gjinekologia ime dhe nese mundeni me me tregu nese ka diq shume shqetesuese ne keto rezultate. Rezultatet e hemogramit jane keshtu hemoglobina118, eritrocite 3.8, leukocite13.3, hematokriti33.3, mvc(vd.er)86.0, mch(hb.er)30.6, mchc(e hb.er)35.6.Leukogrami-neut.segmentuara75.8, limfocite18.7, monocite mid5.5, trombocite108. Ndersa urina-ngjyra-e verdhe, pamja e kthjellet, nitritet neg. urobilinogjeni norm. bilirubina neg, ph 8.0, pesha specifike 1.010, glukoza neg, ketonet neg, proteinet neg, gjaku neg. Ne dhjete fusha mikroskopi ne mesatare ka 15Le, shume baktere shkopthore, shume qeliza epiteliale, pak mukus. Nese ka nevoje per terapi kisha desht te di mendimin e juaj qka me kishit rekomanduar ju? Ju falemnderoj edhe njehere e me falni nese e teprova. Gjitha te mirat.

Erina Hoti (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erina

Në analizën e gjakut komplet, nuk vihen re ndryshime thelbësore. Por është e nevojshme marrja e hekurit suplement, të cilin duhet ta përdorësh deri 45-të ditë pas lindjes. Në analizën e urinës, prania e leukociteve dhe bakterieve tregon që mund të jetë i pranishëm një infeksion i mundshëm urinar. Urokultura orienton mjekun për shkaktarit dhe trajtimin e nevojshëm.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti