Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund te shihet gjinia e fetusit ne javen e 14 te shtatezanise?

Pershendetje, a eshte e sigurt pamja e gjinise te femijes ne javen e 14-te permes (sondes vaginale) sepse ne ultraze nuk e ka dalluar?

Zanna.. (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara Zana,

Si mjeke kam për detyrë të them pa u lodhur, për ty e familjen tënde dhe për çdo grua që do e lëxojë këtë artikull, se nuk është i rëndësishëm gjinia e pjestarit të ri të familjes. I rëndësishëm është shëndeti i tij si dhe shëndeti i nënës që e lind atë. Interesohuni në këtë drejtim, pasi e ardhmja shëndetsore e fëmijës tuaj nuk është seksi, por mirëqënia e tij shëndetsore.

Meqënëse ju intersoheni të dini gjininë e fetusit tuaj, po ju them se gjinia e fetusit formohet nga java e 6-të e shtatzënisë. Por është e mundur që të vlerësohet me ultrasonografi (ultraze), pas javës së 22 të shtatzënisë.

Ultrasonografia nuk është aparat që vlërëson gjininë e fetusit, por një metodë diagnostikuese për të zbuluar dhe ndihuar në diferencimin e gjendjeve normale dhe jo normale të shtatzënisë.

Unë ju rekomandoj që të kryeni kontrollet periodike gjatë shtatzënisë tek mjeku gjinekolg. Gjithashtu kryeni edhe ekzaminimet periodike me ekografi. E gjitha kjo do t'ju ndihmojë të keni shtatzëni normale deri në lindje, si për fëmijën tuaj të ardhëm ashtu edhe për shëndetin tuaj.

Ju uroj të lindni një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti