Rreth konceptimit
Fjolla Fjolla
(14 vite më parë)
Përshëndetje Fjolla
Për të kërkuar shtatzëni, raporti seksual duhet duhet të jetë i kontrolluar. Ai duhet të bëhet në ditët e ovulacionit, dhe rekomandohet që dy-tre ditë përpara të mos kryhet marrëdhënie seksuale për ti dhënë kohë rritjes së numrit të spermatozoidëve dhe lëvizshmërisë së tyre. Kryerja e marrëdhënieve seksuale çdo ditë e aq më tepër dy-tre herë apo më shumë në ditë, nuk ndihmon në mbetjen shtatzënë.
Të uroj fat.
Pershendetje Md Mimoza, desha te pyes rreth shtatzanise une tash jam duke provuar te mbetem shtatzene mirepo desha te pyes nese brenda dites a lejohet te kem marredhenje 2 apo me shume here a eshte me mire te kem brenda diten marredhenje me shpesh per te ngelur shtatzene? Dhe te lutem ndonje keshille per te mbetur shtatzene cka duhet te bere pas marredhenjes dhe qka jo? Faleminderit per mirekuptim.