Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund të vazhdoj sërisht tabletat?

Pershendetje. Ju falenderoj per kohen tuaj per te na ndihmuar. Kisha nje kist te plasur ne fund te muaj mars. Bera eko dhe mjekja me tha te perdor 2 tableta jasmin, kam mbaruar nje tablete dhe diten e 5 qe isha pushim mbas mbarimit te kokrave me ka ardhur cikli, a duhet t vazhdoj serisht tabletat? Theksoj se ciklin e kam pasur gjithmone te rregullt.

Eleni Rrunga (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ina

Tabletat e Yasmin, përdoren që nga dita e dytë e ciklit menstrual, për 28-të ditë rrjesht, pa e harruar asnjë kokërr asnjë ditë. Pas mbarimit të kutisë së parë, pritet gjakrrjedhja e rradhës dhe ditën e dytë rifillohet një kuti e re. Ky trajtim rekomandohet për tre deri në gjashtë muaj, dhe ndihmon në eliminimin dhe mos formimin e kisteve në vezore.

Përpara përdorimit të preparatit, lexo fletën shoqëruese ku rekomandohet përdorimi i tabletave Yasmin.

Gjithë të mirat.

Rina.m (14 vite më parë)
Pershendetje, une kam pasur infeksion klamidia dhe kurohem ka mbi 3 muaj tash bera prap kontrollen e radhes me tha se ishte formuar nje cist jo e rrezikshme me tha te perdori yasmin per 6 muaj por diten e pest te ciklit 21 tabletat ...a eshte ne rregull se pasi qe ju ne shume raste po e cekni te paren dite te ciklit... dhe kur te perfundojn pas sa ditesh fillon cikli i radhes...dhe a shkakton perdorimi i yasmin probleme kur ki dhimbje ne veshka? Kishte me qene shume e rendesishme per mua mendimi juaj faleminderit.

/komuniteti