Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kandida

Pershendetje doktoreshe. Ka nje kohe qe une vuaj nga nje infeksion i quajtur kandida e kam sheruar para ca muajve nje kohesisht edhe partneri ka perdor terapi deri ka dal strishoja mire, mirepo prap me eshte shfaqur, rastesisht u konsultova me nje farmacist familjar dhe me tha qe eshte normal dhe me propozoj qe ta perdori para mardhanjeve kete lloj pharmatex vag. Qfare mendimi keni ju per te me dhene ne lidhje me kete, a eshte mire ta perdori apo jo, sepse une jam vetem e fejuar e kam frik kur te vendosi per te ardhmen me ngel shtatzen?

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Egzona

Preparati që të kanë rekomanduar, nuk shërben për të trajtuar kandidozën. Që kandidoza e përsëritur të trajtohet rekomandiohet dy rregjime trajtimi. I pari quhet trajtim çfarosës, që do të thotë të marrësh antimykotikun më efikas që tregon mykograma. Në rregjimin e dytë të trajtimit rekomandohet marrja e antimykotikut, gjatë muaj rrjesht dy ditë përpara ciklit menstrual. Edhe partneri duhet të trajtohet për gjatë muaj me antimykotik oral.

Gjithë të mirat.

/komuniteti