Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ënjtja e gjymtyrëve

Pershendetje. Jam ne javen e 34 te shtatzanise dhe kane filluar duart dhe kembet te me ajen a eshte normale se edhe nga nxehtesia po me ndodh me se shumti, desha te di a eshte e rrezikshme? Flm per mirekuptim ju pershendes.

Donika Xhemaili (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Donika,

Pasi që gjatë shtatzënisë mblidhet më shumë ujë në organizëm, vie deri te enjtja e këmbëve dhe e gishtave. Në mbrëmje, sidomos nëse koha është e nxehtë ose nëse keni qëndruar për një kohë të gjatë në këmbë, uji mblidhet në pjesët e poshtme të këmbëve.

Ju duhet që të:

- Evitoni të qëndroni në këmbë për një periudhë të gjatë;

- Veshni këpucë të rehatshme;

- Mbani këmbët lartë; përpiquni që të pushoni një orë në ditë me këmbët e ngritura më lartë se niveli i zemrës;

Bëni ushtrimet e këmbëve – kjo ju ndihmon.

/komuniteti