Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth marrëdhënieve gjatë shtatzënisë

Pershendetje dr. Memli jam ne javen e 18 te shtatzanise dhe mbas marredhenies mu duk sikur pata rrjedhje te lengut ishte pa ngjyre dhe i kfjellet nuk jam e sigurt ndoshta ka qene edhe sperma por mu duk sikur uje kur ra, jo shume pak por jam shume ne merak sepse po frigohna mos ka qene lengu i bebit, te lutem spjegoma pak se si eshte dhe a ka mundesi qe ta kem lenduar bebin gjate marredhenies dhe cfare rreziku mund te jete nese kam pasur rrjedhje te lengut amniotik? Pres me padurim pergjegjjen tende.

(14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Edita,

Mos u merakos! Shumë gra brengosen për faktin se a është rrezik që të kenë marrëdhënie seksuale gjatë shtatzënisë. Nuk ekziston asnjë arsye fiziologjike e cila pengon që ju të keni marrëdhënie seksuale gjatë gjithë shtatzënisë, natyrisht nëse shtatzënia është pa komplikime dhe normale. Gjatë marrëdhënieve seksuale bebja nuk rrezikohet, sepse penisi nuk depërton më thellë se vagina. Mitra është e mveshur plotësisht nga muskujt e qafës së mitrës dhe nga mukusi.

Më vonë gjatë shtatzënisë, gjatë marrëdhënieve seksuale mund të stimulohen kontraksionet (të cilat quhen kontraksionet e Braxton Hicks). Në këtë rast e ndjeni se mitra ju është forcuar. Nuk keni nevojë të alarmoheni, sepse kjo është një gjë normale. Nëse nuk ndjeheni rehat, shtrijuni dhe pushoni derisa të kalojë kontraksioni.

Edhe pse seksi për shumicën e çifteve është i parrezikshëm gjatë shtatzënisë, mund të mos jetë edhe shumë i lehtë.

Ju do të duhet të gjeni pozicione të ndryshme. Në këtë periudhë është me rëndësi që së bashku të gjeni një pozitë të pëlqyer për të dy. Disa çifte ndjejnë një kënaqësi akoma më të madhe kur kanë marrëdhënie seksuale gjatë shtatzënisë. Disa të tjerë nuk kanë qejf që të kenë marrëdhënie seksuale, por preferojnë mënyra tjera për të shfaqur dashuri njëri tjetrit. Është shumë e rëndësishme që ju dhe burri juaj të flisni me njëri tjetrin për këtë gjë.

(14 vite më parë)
ju falenderoj shummm per komentin , pergjegjjet e juaja jan shum te qarta dhe na ndihmojne shummmm, pershendetje ..

/komuniteti