Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shërimit të plagës pas lindjes

Pershendetje dr. Mimoza! Kam lind para 4 diteve lindje normale por me kane prere pak poshte, kontrollen e kam pas dy javeve mirepo po kam dhimbje ne plage ku me kane qepe, dhe nuk jam duke perdore asgje perveq qe po e pastroj me kamomil, gjithashtu akoma nuk kam pas jashteqitje dhe po kam problem me hemorroide. Me trego te lutem se cfare te perdore per plage qe te sherohet me shpejte dhe mos te infektohet dhe cfare mund te beje qe te mund ta kryej jashteqitjen ngase po kam problem? Faleminderit!

Denissa Gashi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Denisa

Për trajtimin e plagës së epiziotomisë, të rekomadnoj të përdorësh si shplarës të jashtëm solucionin e betadinës i cili është disifektant shumë i mirë duke të mbrojtur nga infeksione. Pas shplarjes, plagëm mundohu ta mbash sa më thatë që të jetë e mundur, që do të thotë, që edhe në pozicionin shtrirë të qëndrosh në anën e kundër të plagës, me qëllim që ajo të mos laget nga sekrecionet hemorragjike vaginale.

Për të lehtësuar jashtëqitjen, rekomandohet përdorimi i supostave glicerinë, pasi glicerina është neutral dhe nuk ndikon negativisht në gjidhënie.

Gjithë të mirat.

/komuniteti