Rreth ciklit menstrual
Essa .
(14 vite më parë)
Pershendetje Qendresa,
Crregullimet e ciklit menstrual jane shume te shpeshte. Baraspesha e hormoneve te cilat rregullojne ciklin menstrual ndikohet nga shume faktore perfshire ketu edhe faktoret emocionale, ndryshimet e dietes, ndryshimet e motit etj.
Nese ke pasur menstruacionin e fundit me 10 prill teorikisht eshte e mundur qe te jesh shtatzene. Pasi qe je kaq shume e shqetesuar eshte mire qe konsultohesh me nje gjinekolog. Kjo vizite eshte nje mundesi e mire qe te marresh informacionet e duhura edhe per fillimin e mbare dhe te shendetshem te nje shtatzenie.
Gjithe te mirat.
Ju pershendes gjithe stafin e kesaj faqe... kam nje pyetje doktor, menstruacionet e fundit i kam pas me 10 prill dhe me 27 kam nga pak gjakderdhje ngjyre kafe nuk kam as dhimbje qe ndodh zakonisht para ciklit. Qe tre dite ndodh kjo, jam e shqetesuar, jam 23 vjecare, e martuar qe 4 muaj provoj te mbes shtatzane nuk arrije, menstruacionet i kam pas ne rregull qe 4 muaj mirepo kjo me shqeteson mos jam shtatzene ose cka mund te jete?