Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzënisë

Pershendetje, dua te ju pyes une me 2 mars e kisha diten e pare te ciklit por pasi kam PCO dhe mense te çrregullta ne diten 14 e tutje nuk ka ndodh fekondimi mirepo ne diten e 35 te ciklit e kisha nje folikule te gatshme per fekondim dhe me gjase konceptimi ka ndodh me date 7 prill tashme e kam te paqarte sa javeshe jam dhe pervec ne fillim qe kisha dhimbje gjoksi barku dhe shpine, marramendje, tashme nuk kam ndonje shenje tjeter as te vjella nuk kam, ne eho para nje jave mire isha, pra dua te dije sa javeshe jam sipas jush edhe a paraqet problem qe nuk kam te vjella dhe prej kur mund te fillojne, dhe une mbeta shtatzane ne menyre natyrale pa stimulim te ovulacionit po kam frike nga aborti? Ju falenderoj shume.

Sonila Nitaj (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Sonila,

Llogaritja e javeve te shtatzenise behet nga dita e pare e menstruacioneve te fundit, por edhe percaktimi i moshes se shtatzenise bazuar ne ekzaminimin ultrasonografik me te hershem eshte shume i besueshem. Ne fillim te shtatzenise embrioni ka nje rritje e cila korelon shume mire me javet e shtatzenise. Bile ne disa punime thuhet se percaktimi i moshes se shtatzenise bazuar ne ekzaminimin ultrasonografik eshte akoma me i besueshem sesa bazuar ne diten e pare te menstruacioneve te fundit (kjo per faktin se disa gra mund te mos jene te sigurta per diten e pare te menstruacionit te fundit, ose mund te ken pasur crregullim te ciklit).

Gjithe te mirat.

/komuniteti