Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Grupi i gjakut

Pershendetje, desha te pyes a paraqet ndonje problem tek femija pasi une kam grupin e gjakut a pozitiv gjithashtu edhe bashkeshorti ka te njejtin grup jam ne javen e 37 te shtatzanise, ju faleminderit ne pergjigje, Mirlinda Bakiu, Shkup.

Mirlinda Bakiu (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Mirlinda,

Nuk ka asnjë problem që ti dhe burri yt keni grupin e njejtë të gjakut. Problemi më i shpeshtë që lidhet me mospërputhjen e grupeve të gjakut lidhet me praninë e Rh faktorit. Nëse gruaja ka grupin e gjakut Rh negativ, kur burri është Rh pozitiv, atëherë në shtatzëninë e ardhshme mund të ketë probleme. Mospërputhja midis grupeve të gjakut është shumë e rrallë. Në rastin tënd nuk ka pse të mendohet për asnjë mospërputhje midis grupeve të gjakut, prandaj rri e qetë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti