javë pas jave
Përshëndetje Melisa
Pres nga ty, të më shkrush se për çfarë ampulash bëhet fjalë?
Infeksionet urinare, janë infeksione që ndikojnë në ecurinë e shtatzëni. Për këtë arsye trajtimi deri në zhdukjen e plotë të infeksionit është i domosdoshëm. Nëse antibiotikët merren sipas antibiogramë, atëherë trajtimi është i efekshëm. Në moshën e shtatzënisë, përdorimi i antibiotikëve nuk ka efekt negativ për ty apo bebin. Krahas përdorimit të antibiotikëve, përdor sa më shumë lëngje të freskët me qëllim të kesh urinim sa më të shpeshtë që të ndihmojë në shplarjen e rrugëve urinare. Gjithashtu të rekomandoj të bësh edhe një kulturë të sekrecioneve vaginale, pasi edhe një infeksion vaginal nga E. koli, mund të jetë shkak për një infeksion urinar.
Të uroj gjithë të mirat.


Përshëndetje Doktoreshë, jam ne javen e 34-të te shtatzenise dhe ne rezultatin e urinokultures eshte infeksioni Escheria Coli >100000. Vizitova gjinekologen dhe ajo pas konstatimit me rekomandoj te vazhdoj me ampulla per 7 dite rresht (nga nje injeksion ne dite) pasi qe me heret kam perdorur cefalexin, mirepo prape eshte ky infeksion E.Coli. Une jam pa e shqetesuar ndonese asnjehre nuk kam marrur ampula edhe pse jam tash 32 vjeqare. Ndersa, gjinekologeja nuk me la te nenkuptoj qe eshte ndonje gje serizoe ose mund te behet serioze nga ky infeksion. Ju lutem me tregoni nese eshte ne rregull te marr injeksione gjate shtatzenise dhe a mundet te ndikoje negativisht tek shendeti im ose i bebes sime e cila deri me tani ka ecur shume mire dhe ashtu po vazhdon. Ju faleminderit.