Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ditët e ovulimit

Pershendetje doktoreshe, jam Aferdita nga Gjermania, deshta me pyet jam martuar qe 6 muaj deshta me dite kur e kam pas kohen e ovulimit kete muaj, menstruacionet i kam pas me 09.04.2012, diten e 10 kam pas marredhenie a mundem me mbet shtatzane menstruacion gjithe me vijne 3 para dates a eshte normale? Ju pershendes shume per keshilla se po kam deshire me mbet shtatzane.

Aferdita Krasniqi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Afërdita

Që të filloj një shtatzëni, duhet që raporti seksual të realizohet gjatë ovulacionit. Sipas asaj që përshkruan, cikli tënd menstrual shkon për rreth 28-të ditë. Afërsisht ovulacioni duhet të ndodh midis ditëve 13-14 deri 16-17, ku numërimi fillon nga dita e parë e gjakrrjedhjes së menstruacioneve. Për të gjetur ditët e ovulacionit edhe me mënyra të tjera, lexo artikullin e linkut të poshtë shënuar.

http://www.bebaime.com/konceptimi/si-mund-ta-dini-se-kur-ovuloni-

Të uroj fat.

/komuniteti