javë pas jave
Përshëndetje Eridjana
Me rritjen e moshës së shtatzanisë, rritet edhe mitra duke shtypur enët e mëdha të gjakut të cilat kalojnë nëpërmjet barkut, duke vështirësuar qarkullimin e tij. Kjo shkakton fryrje sidomos tek këmbët, të cilat shfaqen kryesisht në fund të ditës, apo kur qëndron për një kohë të gjatë në këmbë.
Për këtë arsye këshillohet që 3-4 herë gjatë ditës të qëndrosh shtrirë ose ulur, por me këmbët në nivelin e gjoksit për 15-20 minuta, të kufizosh qëndrimet për një kohë të gjatë në këmbë, dhe të mos përdorësh veshje të shtrënguara, të cilat pengojnë qarkullimin e gjakut.
Gjithashtu këshillohet që gjatë shtatzënisë të flesh në krahun e majtë, për të liruar mëlçinë dhe enët e mëdha të gjakut, nga shtypja që ushtron mitra gjatë ditës.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje doktoreshe. Se pari ju falenderoj per ndihmen qe na jepni me ane te pergjigjeve tuaja. Une jam ne javen e 28 te shtatzenise. Me date 24 prill kam kryer te gjitha analizat dhe me kane dale shume mire si dhe zhvillimi i bebit eshte normal. Sot kam patur fryerje te kembeve. Ju lutem mund te me thoni nga cfare krijohet kjo dhe a ka problem per bebin? Faleminderit.