Rreth analizave
Ana Mukaj
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ana
Nuk janë shtuar analizat për të ndjekur ecurinë e shtatzënisë. Lloji dhe numri i tyre varet nga ecuria e shtatzënisë dhe rekomandohen nga mjeku, kur do të evidentoj problematika për të cilat dyshon. Çmimet e analizave në klinikat publike janë të standartizuara, dhe paguhen të diferencuara kur pacientja/shtatzëna ka sigurim shëndetsor.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje Dr. Moza! Desha te pyesja rreth analizave te shtatzanise, jo vetem qe jane shtuar shume, por dhe cmimet jane teper te larta, egziston mundesia qe keto analiza mund te behen dhe ne maternitetin shteteror? Para 5 vjetesh i kam bere per shtatzanine e pare dhe vetem 3 kane qene! Te falenderoj nga zemra per pergjigjet.