Infeksioni
Lina
(15 vite më parë)
Përshëndetje zonjë.
Mendoj se shenjat që tregon, janë pasojë e një infeksioni mykotik (kandidozë vulvo-vaginale). Kjo ndodh për shkak të ndryshimit të ambjentit vaginal pas marrëdhënieve seksuale, nga sekreti mashkullor. Ndryshimi i ambjentit vaginal, i jep mundësi disa lloj kërpudhave që gjenden normalisht në vaginë, të mbi rriten.
Mendoj që trajtimi me antimykotik lokal me ovula vaginale, do ishte me vlerë. Megjithatë analiza e sekrecioneve, duhet për të vërtetuar diagnozën.
Pershendetje Dr. jam 28 vjecare, kam nje djale 7 muajsh, ciklin e kam me rregull, keta 2 muajt e fundit me ndodh kam nje kruarje ne organet gjenitale shume te madhe, kur me vjen cikli me kalon dha pastaj nuk me shfaqet derisa te kem marredhenie dhe prap me fillon ajo kruarje e tmershme.