Mbi ndërprerjen e ushqyerjes me gji
Loreta Llukaj
(14 vite më parë)
Përshëndetje Loreta
Në tregun farmaceutik ka disa lloj preparatesh, që përdoren për të ndërprerë qumështin e gjirit. Të rekomandoj të mos përdorësh preparate për ndalimin e qumështit të gjirit, pasi ato ndikojnë negativisht në ecurinë normale të shtatzënisë. Ndërprerja e gjidhënies në rastet si i yti, realizohet duke mos ja dhënë gjirin fëmijës, duke mos e shtrydhur atë dhe duke e shtënguar fort me garza të trasha.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje dr. Mimoza! Urime per punen tuaj te palodhur! Jam shume e shqetesuar. Kam nje vajze 13 muajshe te cilen e ushqej me gji dhe me ushqim shtese. Para nje jave mora vesh qe jam shtatzene, aktualisht jam 5 javeshe. U merzita shume. Tani me duhet ti nderpres ushqyerjen me gji. Cilat tableta me rekomandoni te perdore qe te me ndalohet qumeshti? A jane te demshme per embrionin ato? Si duhet ti perdore? Ju lutem me ktheni pergjigje sa me pare te jete e mundur sepse jam ne hall. Falemnderit. Gjithe te mirat!