Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çrregullim me menstruacione

Pershendetje. Kam lind qe tre muaj, dy jave kam pas menstruacione tani kam pas ka pak deri nje muaj e tash i kam ba tre muaj edhe nuk me kane ardhur ende menstruacionet. Femijen e kam ne gji e po frigona mos kam mbet shtatzane a qka eshte ne pyetje? Me respekt Nafija.

Nafije Sherifi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nafije

Pas lindjes, kalohet periudha e lehonisë, e cila është periudha e rigjenerimit të organeve riprodhuese. Kjo është periudhë e vetëpastrimit dhe zgjat për rreth 40-të ditë. Për të hequr dyshimin e një shtatzënie, bëj një test shtëpiak ose beta HCG te mjeku gjinekolog. Nëse nuk je shtatzënë, të këshilloj që të përdorësh metodat e planifikimit familjar, për të parandaluar një shtatzëni të padëshiruar. Për të mësuar mbi to, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut të poshtë shënuar.

http://www.bebaime.com/perinatologjia/lehonia-planifikimi-familjar-pas-lindjes-

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti