Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund të marr infeksion nga pështyma e duhanpirësit?

Pershendetje e nderuar, deshta te pyes i dashuri i konsumon duhan dhe a mund te marre ndonje infeksion nese ai penisin e tij e lag me peshtyme, dhe une qe 2 vite kam marredhenje por ende nuk mund ta pranoj futjen e penisit deri ne fund sepse kam shume dhembje, ju lutem me ndihmoni, gjitha te mirat.

Valonza Gashi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Valonza

Sekrecionet e gojës edhe mund të përmbajnë infeksione të ndryshme, që mund të vijnë nga infeksionet e dhëmbëve, grykës etj. Nëse ato janë të pranishme, mund të transmetohen në vaginë edhe me rrugën që përshkruan. Për ta bërë të lehtë penetrimin e penisit në vaginë, ndihmojnë gjendrat e Bartolinit të cilat kur truri/organizmi përgatitet për marrëdhënie seksuale ato sekretojnë një sekret lubrifikues. Nëse sekreti nuk është i mjaftueshëm apo mungon, një kontroll te mjeku është i nevojshëm. Megjithatë, raportet seksuale mund të zhvillohet pa dhimbje, duke rritur lubrifikimin me anë të xhelrave neutral që shiten në farmaci për këtë qëllim.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti