Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth albuminës

Doktor faleminderit per pergjigjet tuaja. Desha te pyes per albumine. Jam ne muajin e 5 dhe kam shume albumine, me rrine kembet e fryra pothuajse gjate gjithe dites. Profesioni im eshte ekonomiste dhe me takon shume kohe me takon te rri ne karrige. Si mund ta zgjidh kete problem? Cfare duhet te ha dhe te mos ha, ose cfare duhet te perdor tjeter? Faleminderit.

Shqiponja Celepija (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Shqiponja,

E kam te paqarte se çfare mendon kur thua se ke shume albumine?!? Enjtjet e kembeve sidomos pasdite jane normale gjate shtatzenise. Duhet perjashtuar prania e albuminave (proteinave) ne urine dhe sasia e ulet e proteinave ne gjak. Nese ke pak proteina ne gjak dhe ke proteina ne urine, atehere eshte nje gjendje qe kerkon trajtim.

Pasi që gjatë shtatzënisë mblidhet më shumë ujë në organizëm, vie deri te enjtja e këmbëve dhe e gishtave. Në mbrëmje, sidomos nëse koha është e nxehtë ose nëse keni qëndruar për një kohë të gjatë në këmbë, uji mblidhet në pjesët e poshtme të këmbëve.

Ju duhet që të:

- Evitoni të qëndroni në këmbë për një periudhë të gjatë;

- Veshni këpucë të rehatshme;

- Mbani këmbët lartë; përpiquni që të pushoni një orë në ditë me këmbët e ngritura më lartë se niveli i zemrës;

Bëni ushtrimet e këmbëve – kjo ju ndihmon

Gjithe te mirat.

/komuniteti