Anestezia gjatë gjidhënies
Noel Hado
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ilva
Anestezia e përgjithëshme eleminohet mjaft shpejt nga organizmi. Rekomandohet që për 6-të orët e para pas ndërhyrjes kirurgjikale, të mos e vësh fëmijën në gji. Më pas, ushqimi me qumësht gjiri mund të vazhdoj normalisht.
Të uroj shërim të shpejtë.
Pershendetje doktoreshe. Kam nje bebe kater muajshe qe e ushqej vetem me gji. Pas pak duhet te kryej nje nderhyrje laparoskopike, me anestezi totale per te eleminuar nje cist dermoid (permbane dhembe, floke etj) ne vezoren e djathte dhe nje polip vaginal. Dua te di a mund te vazhdoj ushqyerjen me gji pas nderhyrjes? Faleminderit.