Cikli i vonuar
Sara :d
(14 vite më parë)
Përshëndetje Sara
Nëse endometri është i trashë dhe ekografikisht nuk dallohet dhomëz gestacionale, tregon që nuk je shtatzënë. Këtë e vërtetojnë edhe vlerat e beta HCG. Pas përdorimit të orgametrilit, duhet të presësh edhe 5-së ditë pa mjekim. Nëse mestruacionet nuk vijnë, drejtohu përsëri te mjeku gjnekolog.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje dhe faleminderit qe pergjigjeni ne pyetjet tona... kohen e ciklit, qe eshte dashur te vijne ka qene data 16.04, bera dy teste dolen negativ dhe betahCG doli me vlere 2, gjinekologia ku kontrollohem me tha te perdor orgametril 6 dite nga dy here ne dite, kur isha ne vizite gjinekologjike pas perdorimit te tabletave tha endemetriumi te eshte trashur (trashesia e endemetriumit a don te thote qe menstruaciont do te vijne apo edhe mund te jem shtatzane?), nese nuk egziston shtatzania pas sa ditesh duhet te kem cikel? Faleminderit.