Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marrëdheniet seksuale

Pershendetje Dr. Moza. Desha nje keshille dhe spjegim. Pas lindjes verej qe me ka humb deshira per te patur marredhenie seksuale, gje qe para lindjes e kisha shume deshire. A mund te kete kjo lidhje me lindjen apo ka faktore te tjere qe ndikojne? Si mund ta rikthej deshiren? Te falenderoj paraprakisht!

Haiku (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë.

Me sa unë di, humbja e dëshirës seksuale nuk ka lidhje me lindjen.

Në fakt, shkaku i humbjes së dëshirës seksuale nuk ka marrë një përgjigje përfundimtare nga studimet e deri tashme. Edhe një gjendje mërzitje, shqetësimi, stresi mund të jenë shkak i humbjes së dëshirës seksuale. Më e diskutuar, mbetet lidhja midis nivelit hormonal dhe humbjes së dëshirës seksuale.

Prandaj si fillim të rekomandoj të shmangësh stresin, shqetësimet, mërzitjet e të tjera si këto. Paralelisht bëj një analizë hormonale, për të vlerësuar nivelin e tyre. Rregullimi hormonal, ka shumë mundësi të sjellë rritjen e dëshirës seksuale.

/komuniteti