Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Të vjellat në shtatzëni

Pershendetje doktor. Une qe po ju shkruaj jam ne javen e 38+2 te shtatzanise dhe kjo eshte shtatzania ime e pare, ka me teper se 1 muaj qe kohe pas kohe kam te vjellura mirepo jo te vjellura normale po te vjellura te medha dhe me ndjenje (shije) thartine e cila eshte shume besdisese, gje e cila nuk ka ndodhur me pare te une as ne jete normale as gjate muajve te tjere te shtatzanise. Doktori i cili percjell gjendjen time tha se eshte normale pasi bebi eshte rrit, desha te konsulltohem edhe me juve a eshte kjo gjendje normale?

Elida Berisha (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Miranda,

Me rritjen e bebes brenda ne barkun tend, ngushtohet hapesira per stomakun. Rrjedhimisht eshte shume e veshitre qe stomaku te pranoje te njejten vellim te ushqimit qe ka mundur ta depozitoje para se ti te mbetesh shtatzene. Mendoj se doktori yt ka te drejte. Te rekomandoj qe te hash me shpesh dhe ne racione me te vogla. Domethene te mos hash tre here ne dite, por midis mengjesit e drekes dhe midis drekes e darkes, te hash edhe nje racion tjeter, por jo ne sasi te madhe. Perpiqu qe te hash ne sasi me te vogel dhe me shpesh. Ne kete menyre stomaku do te mund ta depozitoje ushqimin dhe nuk do te kthehet mbrapsht ne ezofag (organi qe lidh gojen me stomakun). Kur ushqimi kthehet ne stomak jep djegie gjoksi dhe shije te keqe ne goje (kete ne e quajme refluks).

Gjithe te mirat.

/komuniteti