Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje barku

Pershendetje! Doktoreshe une si qe ju jam rrefyer me heret vuaj nga fortesia e barkut dhembje apo shtangim shpine si dhe kembet me shtangohen njekohesisht. Daten e fundit te periodave e kam pasur me 6.9.2011. Dje kisha nje kontroll dhe doktoresha me tha deri te shtunen ruju pastaj mund te levizesh dhe sme dha asgje per qetesim te dhimbjeve qe ankoj. Me tha jane normale keto dhimbje edhe me lind te shtunes e ti qe ska gajle. Mua sot pervec qe kisha fortesi barku.... Kisha edhe rendin barku nje ndjenje sikur po me del femiu! Ju lutem doktoresh cme keshilloni ju cka duhet te bej per qetesim te ketyre dhimbjeve kur te me kaplojne pasi doktoresha ime sme dha asgje me tha jane normale prej kesaj kohe e ti qe do kesh keso lloj shtrengime! Dhe e cilen date hi ne muajn e lindjes? Kjo eshte lindja e pare dhe skam asnje lloj njohurije! Ju falemnderit.

Dije * (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dushe

Nëqoftëse data 6.9.2011 ka qënë dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit mestrual, shtatzënia ndodhet në javën e javën e 34 plus 2 ditë. Duhet afërsisht edhe 6-të javë që të arrihet termi, ndonëse konsiderohet si lindje normale kur ajo ndodh pas javës së 37-të. Prandaj të këshilloj të tregosh kujdes për ecurinë e shtatzënisë, duke mos u lodhur në punë të rënda apo në qëndrime të gjatë në këmbë etj.

Për të qetësuar shtrëngesat e barkut të rekomandoj të përdorësh spazmolitikë, të cilat duhet ti përshkruaj në recetë mjekja që ndjek shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti