Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tapa mukoide

Isha te mjekja me tha qe ka filluar te del tapa mukotike, e me kontrolloi edhe poshte dhe nuk jam e hapur fare. Me tha te vazhdoje edhe punen per 2 jave po ju lutem me tregoni si te veproj jam shume e shqetesuar pasi ende nuk kam hy ne muajin e 9! Te shtunen i mbushi 35 dmth me fillon java e 36, pesha e bebes eshte 2800, a ka problem bebi nese lindi ne fillim te javes se 36 edhe nese me del krejt kjo tapa mukotike e nuk hapem? Cfare problemi paraqitet edhe dhimbje mesi po kam kohe pas kohe? Te falenderoj shume Dr. Se kam kriju nje lidhshmeri me ju dhe kur po marre pergjigjje nga ju po ndihem ma e qete.

Minushe Gashi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Azemine

Mundohu të qëndrosh sa më qetë dhe sa më shumë shtrirë këto dy javë. Nëse lindja ndodh pas javës së 37-të, ajo konsiderohet si lindje normale. Edhe pesha e fëmijës nëse parametrat ekografikë janë në persentilet normale, nuk ka gjë për tu shqetësuar, pasi çdo fëmijë ka individualitetin e tij.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti