Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kolesteroli gjatë shtatzënisë

Pershendetje Dr. Mimoza.  Jam ne javen e 36 te shtatzenise, doktori me keshilloi te beje analizat parfundimtare dhe me doli kolesteroli i ngritur 8.84 mol, a mund te paraqet ndonje rrezike? Faleminderit.

Mimoza (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Mimoza, tashmë je në fund të shtatzënisë. Mjeku duhet të të bëjë ekografi, për të parë zhvillimin e fëmijës se sa i madh është dhe si është i ushqyer. Me këtë ai vlerëson gjendjen e shtatzënisë dhe të fetusit për shkak se ndodhesh në muajin e fundit të shtatzënisë, si dhe vlerëson ndikimin e kolesterolit të rritur tek fetusi. Mbi rezultatin e marrë, mjeku formon strategjinë për ecurinë e shtatzënisë në muajin e fundit dhe mbi aktit final të lindjes.

Uroj që shtatzënia të përfundoj sa më normal.

/komuniteti