Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hekuri Ferimax në shtatzëni a është i obliguar?

I nderuari dr. Memli, jam ne javen e 33 te shtatzanise, doktoresha ime me ka sugjeruar te pi Ferimax hekur. A eshte i obligueshem te pihet ne keto jave? Me shume respekt Mimoza nga Prishtina.

Mimoza Surkishi (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Mimoza,

Marrja e hekurit gjate shtatzenise ka per qellim qe te korrigjoje anemine. Nuk e di se cilat jane vlerat e hemoglogines, hematokritit dhe cili eshte numri i rruzave te kuqe tek ti, por besoj se doktoresha ka konsideruar se ke nevoje per suplement hekuri. Duhet ta kesh parasysh se marrja e hekurit shoqerohet me disa ndjesi te pakendshme si: shija e keqe ne goje, problemet me jashteqitje dhe jashteqitjet marrin ngjyre te erret. Mos u shqeteso nese tashme ke filluar me ferimax dhe ke keto shenja.

Te rekomandoj qe pas 2 javesh te besh skriningun per streptokokun e grupit B.

Te uroj lindje te lehte dhe bebe te shendetshme!

Mimoza Surkishi (14 vite më parë)
Ju faliminderit shum i nderuari dr,memli per pergjigjen tuaj me shum respekt mimoza nga prishtina

/komuniteti